Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it e dislokuar nga Britania e Madhe, u ridislokua nga Kosova, pasi përfundoi një mision 45-ditor në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it për të vazhduar kontributin për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një ky dislokim ka përfshirë si Forcën Rezervë Strategjike ashtu edhe Forcën Rezervë Aleate, po ashtu dhe një sërë detyrash të tilla si patrullimet rutinë dhe misionet e zbulimit, disa prej të cilave u zhvilluan përgjatë Vijës Kufitare Administrative.
Me fillimin e rishpërndarjes, KFOR-i parashikon rritje të lëvizjeve të mjeteve dhe pajisjeve ushtarake në rrugët kryesore të tranzitit.
“KFOR-i falënderon të gjitha komunitetet për mirëkuptimin e tyre – dhe do të bëjë të pamundurën për të minimizuar çdo ndikim të mundshëm në jetën e tyre të përditshme. Këto lëvizje janë thelbësore për rishpërndarjen e sigurt dhe të rregullt të forcave tona. Udhëheqja e KFOR-it shpreh mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e FRS-së gjatë këtij misioni, i cili ka forcuar mandatin paqeruajtës të NATO-s”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...