Martinez për të dytin vit me radhë fiton çmimin “Yashin Trophy”

21:51 | 28 Tetor 2024
D.H

Portieri i kombëtares së Argjentinës dhe Asrton Villa, Emiliano Martinez ka fituar çmimin “Yashin Trophy”.

Ky trofe i dhurohet portierit më të mirë në botë, shkruan Arbresh.info.

Martinez pati paraqitje spektakolare me Argjentinën dhe Aston Villan sezonin që lamë pas.

Ai ishte vendimtar në triumfin e dytë me radhë në “Copa America” për Argjentinën, teksa me pritjet e tij e ndihmoi edhe klubin anglez që ta arrij Ligën e Kampionëve pas më shumë se 40 vjetëve.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë me radhë që Emi e fiton këtë trofe, pasi të njëjtën e arriti edhe në vitin 2023./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme