Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona pasi që dyshohet se me 27.10.2024 rreth orës 05:23 kanë vjedhur mall në vlerë rreth dy mijë euro në një market në Prizren.
Siç thuhet në njoftim, të dyshuarit N.K 44-vjeçar dhe A.F 14-vjeçar, kanë pranuar veprën e kryer, dhe pas intervistimit janë ndaluar në ndalim policor, përcjell Arbresh.info.
“Me datë 27/10/2024 rreth orës 05:23, viktima nga Prizreni raporton në polici se nga persona të panjohur i është thyer marketi i tij ne Rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren dhe nga aty i janë vjedhur mall me vlerë rreth 2000 (dymijë ) euro. Policia, konkretisht policët patrullues dhe hetuesit e nga Stacioni Policor Prizren-veri kanë dal në vendngjarje, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive. Më vonë po të njëjtën ditën me ndihmën e qytetarëve janë ndaluar dy të dyshuar njëri N.K nga Prizreni, i moshës rreth 44 vjeç dhe tjetri A. F. 17 vjeç nga Mitrovica”, thuhet në njoftim.
“Bashkë me të dyshuarit janë gjet edhe mallra të ndryshëm të raportua si të vjedhur në marketin e viktimës. Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës , gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën në tërësi. Në konsultim dhe me vendim të prokurorit malli i gjetur është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në ndalim policor dhe të njëjtëve iu është vazhduar paraburgimi. Rasti është nën hetime në Stacionin Policor në Prizren Veri”, thuhet në fund të njoftimi./Arbresh.info
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...