Google ADS

MKRS dhuron libra për Bibliotekat e Kosovës, Preshevës, Ulqinit e Manastirit – Çeku: Investime në lexueshmëri

19:43 | 28 Tetor 2024
E.H

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se mbi 30 biblioteka të Kosovës, Biblioteka e Preshevës, e Ulqinit dhe e Manastirit, nga sot do të kenë nga 604 botime më shumë në shërbim të lexuesve.

“Dhurimi i këtyre titujve nga Ministria e Kulturës, nuk nënkupton vetëm pasurimin e denjë të koleksioneve, por edhe investim në lexueshmëri, e në llojllojshmëri të ofertës që institucionet tona kulturore i dhurojnë lexuesit”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Sipas tij, buxheti për librin ishte 150 mijë euro.

“Gjatë këtij mandati, çdo vit nga një milionë për autorin, botime, përkthime, nxitje të lexueshmërisë”, u shpreh ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme