Vjedhje e rëndë në tri objekte të spitalit të Gjakovës

18:52 | 28 Tetor 2024
E.H

Një punonjës i Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë ka raportuar në polici për vjedhje në tri objekte që janë në pronësi të spitalit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se tri objektet janë përdorur për asgjësimin e materialeve spitalore si dhe si depo teknike, ndërsa rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”

“Një punonjës i Spitalit “Isa Grezda” rreth orës 09 e 30 ka raportuar një vjedhje në tri objekte në pronësi të spitalit, të cilat përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, si dhe si depo teknike. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës penale “vjedhje e Rëndë””, tha Elezaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme