Në gjendjen jo më të mirë fizike, Rodri ka mbërritur në Paris për ceremoninë e Topit të Artë

16:38 | 28 Tetor 2024
D.H

Gjatë natës së sotme pritet të ndahet çmimi më prestigjioz individual në botën e futbollit, Topi i Artë.

Beteja e ngushtë ka qenë midis Vinicius dhe Rodrit, mirëpo sipas raportimeve gjatë ditë së sotme, ky i fundit do të dal triumfues, shkruan Arbresh.info.

Spanjolli ka arritur në Paris disa çaste më parë, ku është kapur nga kamerat duke dal nga makina e tij.

Kujtojmë se Rodri muaj më parë ka pësuar një dëmtim të rëndë në ACL-në e tij, ku do ta mbajë jashtë fushave për tërë sezonin dhe gjendja e tij fizike nuk është mirë.

Mesfushori i Manchester Cityt sezonin që lamë pas ka fituar Premier Leaguen, Kupën e Botës për klube dhe Euro 2024, ndërsa është eliminuar në cerkefinale të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme