Thirrja publike për skemën e granteve të inovacionit, e cila ishte paraparë të përfundonte sot, është shtyrë deri me datën 04.11.2024.
Kjo për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përcjell Arbresh.info
“Për shkak të problemeve teknike të shpeshta të paraqitura në platformën e-Kosova, të cilat janë raportuar dhe evidentuar nga bizneset dhe konfirmuar nga ASHI, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), njofton të gjitha ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) dhe bizneset fillestare (Start-up), se thirrja publike e shpallur më 08.10.2024 për Skemën e Granteve të Inovacionit, e cila ishte paraparë të përfundonte më 28.10.2024, është shtyrë afati i aplikimit per bizneset, deri më datën 04.11.2024, ora 24:00”, thuhet në njoftim.
Aplikimi vazhdon përmes platformës e-Kosova në ketë link: https://ekosova.rks-gov.net/568 ./Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...