Google ADS

Raportohet se nuk do ta fitojë Topin e Artë/ Statistikat e “frikshme” të Viniciusit sezonit e kaluar

16:17 | 28 Tetor 2024
D.H

Vinicius ishte favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2024, pas një sezone fenomenale që pati me Real Madridin.

Ai fitoi tre trofe me klubin mbretëror, duke filluar nga La Liga, Champions League, Superkupa e Spanjës.

Në të gjitha këto evente braziliani ishte protagonisti kryesor i “Los Blancos”.

Gjatë sezonit 2023/24 ai luajti gjithsej 3791 minuta, teksa realizoi 26 gola e 13 asistime.

Braziliani shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve, gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i këtij kompeticioni.

Vendimtar ishte edhe në Superkupës e Spanëjs ku shënoi Hattrick në fitoren 4-1 ndaj Barcelonës në finale.

Po ashtu ishte shpallur tri herë lojtari i muajit tek klubi i Real Madridit.

I vetmi “dështim” i tij ka qenë në “Copa America” me kombëtaren e Brazilit ku nuk la gjurmë dhe kombi i tij u eliminua në çerekfinale të këtij kompeticioni./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme