Jean-Denys Choulet emërohet përzgjedhës i Kosovës në basketboll

16:03 | 28 Tetor 2024
D.H

Trajneri me shumë përvojë, Jean-Denys Choulet do të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketboll.

Ai u emërua përzgjedhës me vendim nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe do të fillojë punën në nëntor, në përgatitjet dhe ndeshjet e Kosovës A, që do t’i kenë si mysafire ndaj Zvicrës dhe Irlandës në udhëtim, përcjell Arbresh.info

Dardanët kanë një fitore dhe një humbje në këtë grup parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Jean-Denys Choulet është 66 vjeçar, ku gjatë karrierës së tij, arriti të fitojë dy herë kampionatin francez, herën e parë në 2007 me Roanne dhe herën e dytë në 2017 me Élan Chalon. Më 2007 ishte shpallur edhe trajneri i vitit.

Po ashtu ka drejtuar për shumë vite skuadra që kanë garuar në Kupa Evropiane, duke pasur përvojë ndërkombëtare. Me Élan Chalon ishte finalist i FIBA Europe Cup në vitin 2017./Arbresh.info

 

Të ngjashme