Konjufca ngacmon PDK-në dhe LDK-në, reagojnë Tahiri dhe Gashi

13:09 | 28 Tetor 2024
E.G

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ngacmuar pak Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në fjalën e tij para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, përmendi një kohë kur Parlamenti, funksiononte edhe me 57-8 deputetë, derisa po fliste për numrat e mazhorancës në Kuvend, por sipas tij është LDK-ja ajo që tashmë është rebeluar, shkruan Arbresh.info.

”Njëherë ka pas funksionu me 58 deputetë, 57”, tha Konjufca.

Ky koment I Konjufcës nxiti reagimin e shefit të deputetëve të PDK-së.

”Efektiv kemi qenë. Jo si ju”, i ndërhyu Abelard Tahiri.

Derisa përgjigjie të menjëhershme pati vet Konjufca.

”Efektiv sepse atëherë ju ngojke LDK-ja, jau votojshin ligjet edhe pse nuk ishte mazhonracë hiç. LDK-ja o rebelu edhe tash kurrfarë kushti spo voton, kurrfarë ligji. Nuk e di qysh i keni bind Abelard”, u shpreh ai.

”Nuk kemi mujt me bind LDK-në me qenë kaq konstruktive. 60-70 ligje i pati votuar opozita konstruktive, por rrethanat kanë ndryshuar”, tha ai. /Arbresh.info/

Të ngjashme