Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elzana Kastrati.
“Po e konfirmoj, është caktu paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 muaji”, ka thënë ajo.
Ndryshe, të dyshuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Muhaxheri është sulmuar të shtunën në mëngjes nga dy persona.
Policia të dielën në raportin 24 orësh kishte thënë se motivet për sulmin ndaj kryetarit janë ende të panjohura./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, deklarohen nga prokuroria
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...