Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar një letër publike ku është shprehur i shokuar nga kushtet e rënda të jetesës së një veterani të luftës në një fshat jo larg Prishtinës.
Pacolli tha se ai bashkë me shoqen dhe 3 fëmijët po jetonte në një shtëpi të mykur, shkruan Arbresh.info.
“U shokova kur e vizitova shtëpinë e një veterani të luftës në një fshat jo larg Kryeqytetit, një njeri që dikur ka dhënë gjithçka për vendin e tij Kosovën dhe sot jeton në kushte që janë përtej çdo ndjenje njerëzore të dhembshurisë. Ai, me shoqen dhe 3 femijë, banon në një shtëpi të vjetër dhe të mykur, me mure që shpërbëhen nga lagështia, ku ajri i rëndë dhe mungesa e dritës reflektojnë realitetin e tij të errët. Një njeri i përkushtuar për këtë tokë, tani jeton i harruar nga shteti dhe shoqërija , ai qe dikur mbrojti me gjak.”, ka shkruar ai.
“Me 172 euro pension invalidor dhe pa ndihmë shtesë sociale, ai përballet çdo ditë me pamundësinë për t’i përballuar edhe nevojat më të vogla. Duket sikur ky është fundi i dinjitetit të tij.”, ka thënë ai.
Kreu i AKR-së shpjegoi se shëndeti i tij është rënduar nga sëmundjet e mushkërive.
“Njerëz si ai nuk duhet të ndihen të braktisur apo të humbasin shpresën, e megjithatë, çdo ditë përballja me sëmundjen dhe vuajtjen ia vjedh ngadalë çdo dëshirë për të ardhmen. Shëndeti i tij i rënduar nga sëmundjet e mushkërive e ka detyruar të kërkojë trajtim në një spital jasht shtetit, por një njeri i vetëm si Unë nuk mund të mbajë gjithçka dhe në çdo kohë, mbi supe pa mbështetje të Qeverisë.”, tha ai.
Tutje, ai u shpreh i tronditur se si veteranët e luftës që na dhanë të ardhmën po lihen në harresë.
“Si një qytetar i këtij vendi dhe si një individ që beson ende në humanizmin dhe në vlerat që na bashkojnë, jam thellësisht i tronditur dhe i turpëruar që kemi arritur në këtë pikë ku veteranët e luftës, njerëzit që na dhanë të ardhmen tonë, po lihen në harresë. “, shtoi ai.
Pacolli u shpreh se çdo veteran meriton nderim, kujdes dhe mbështetje, jo vetëm në fjalë, por në vepra konkrete.
“Të injorosh të drejtat dhe nevojat e tyre është një tradhti e vërtetë ndaj sakrificës së tyre.”, tha ai.
“Kjo është një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësinë të bëjnë ndryshim – institucionet, qytetarët dhe çdo njeri që beson në dinjitetin njerëzor.”, u shpreh mes të tjerash Pacolli.
Sipas tij është koha që të mos heshtim përballë kësaj padrejtësie.
“Nuk kërkojmë mëshirë, por respekt për ata që u flijuan për lirinë tonë. Nuk duhet të lejojmë që një familje e nje heroi të jetojë dhe të vuajë në kushte të tilla.”, u shpreha ai.
“Duhët të bejmë diçka, urgjentishtë për këtë kategori!”, përfundoi deputeti Pacolli./Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...