Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, i cili dyshohet se u ther me thikë për vdekje nga vëllai i tij, mbrëmë te banesa e tyre në Prishtinë.
Regjisori Agon Myftari ka bërë të ditur lajmin tragjik dhe ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri.
Mes të tjerash, ai ka kërkuar mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.
Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).
Shpirti i tij u prehtë në paqe!
Me respekt,
Familja
Ndryshe, ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 20:25 në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.
I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...