Dashi
Situata financiare nuk është edhe aq e volitshme, mirëpo gjatë kësaj jave ka gjasa të bëni diçka rreth kësaj çështjeje, nëse i përkushtoheni me m shumë zell punës. Është mirë që t’i jepni vetes një pushim. Kini më shumë kujdes kur debatoni me personin e dashur, sepse do të rrezikoni të shkaktoni grindje dhe polemika.
DEMI
Do të dini të organizoheni më mirë dhe më racional në përdorimin e financave, andaj edhe do të keni mundësi t’i kapërceni shumicën e vështirësive në planin afarist. Me veprime të mençura do të përmirësoni gjendjen financiare. Këtë javë do t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me personin e dashur, të cilat po zgjasin tashmë një kohë të gjatë. Është koha të filloni një bisedë të hapur me partnerin, në mënyrë që t’i harmonizoni planet për të ardhmen tuaj.
BINJAKËT
Ka gjasa të keni disa peripeci të vogla për shkak të situatës financiare, mirëpo kryesisht do të merrni vendim të drejtë. Bashkëpunimi me personat autoritarë edhe më tej është burim i frustrimeve tuaja, por edhe nuk do t’u kushtoni rëndësi disa vërejtjeve të bashkëpunëtorëve. Me mençuri po i kapërceni disa ngjarje dhe thashetheme, të cilat po ndikojnë të keq në marrëdhënien tuaj me personin e dashur.
GAFORRJA
Do të arrini sukses më të mirë nëse punët i kryeni së bashku me ekipin. Do t’ju ofrohen mundësi të volitshme për të filluar një bashkëpunim të ri afarist, madje me një partner me të cilin edhe më parë keni bashkëpunuar. Do t’i realizoni disa dëshira të mëdha dhe të bukura dashurore dhe do të krijoni harmoni të jashtëzakonshme dhe stabilitet në jetën tuaj dashurore. Nëse jeni të lirë, do të mund të njihni një person i cili merret me sport dhe do të jetë atraktiv, me të cilin do të mund të keni interesime të shumta të përbashkëta dhe do të mund të filloni një lidhje të re dashurie.
LUANI
Po bëni veprime të drejta në planin afarist. Me pak angazhim do të krijoni përfitime materiale. Do të mendoni në mënyrë konstruktive dhe do ta keni më lehtë se në periudhën e kaluar që t’i realizoni idetë tuaja të mëdha.
VIRGJËRESHA
Këtë periudhë do t’ju ofrohen mundësi të mira për të filluar një punë të re. Do të dini t’i rregulloni gjërat në mënyrë racionale dhe do t’i përdorni të ardhurat tuaja në mënyrën më të mirë. Partneritetet e reja mund t’i zhvilloni duke iu bashkuar grupeve të investimeve. Kini më shumë kujdes me investimet dhe me ndarjen e financave të përbashkëta, sepse do të mund t’ju shkaktohen konflikte me partnerët tuaj.
PESHORJA
Këtë javë do të keni mundësi të lidhni një kontratë të re afariste, ndërkaq sukses do të arrini nëse merreni me punë publike apo me veprimtari juridike. Vazhdoni t’i zbatoni të gjitha idetë dhe planet tuaja. Është me rëndësi të keni afër vetes bashkëpunëtorë të besueshëm, me të cilët ju lidin interesat afariste.
AKREPI
Punët të cilat i keni lënë pa i përfunduar apo u jeni shmangur, tani është koha që duhet t’i përfundoni. Nëse do të jeni të detyruar të merrni pjesë në një proces gjyqësor apo të zgjidhni probleme të natyrës juridike, këto obligime duhet t’i keni në plan të parë. Aktivizoni aftësitë tuaja të joshjes.
SHIGJETARI
Mos filloni punë të cilat kërkojnë shumë angazhim dhe mos e ngarkoni veten pa pasur nevojë. Çdo vendim që merrni duhet të mendoheni dy herë. Mos e nënçmoni rolin e dikujt me rastin e ndërmjetësimit në fushën afariste e financiare. Entuziazmin që e keni ndier gjatë ditëve të kaluara do të bjerë pak, nga çasti në çast do të zbuloni anët e mira të lidhjes suaj me personin të cilin e dashuroni. Dashuria gradualisht do të shndërrohet në marrëdhënie të harmonishme, ndërkaq ju do të jeni gjithnjë e më i kënaqur dhe më i lumtur.
BRICJAPI
Mund të keni suksese afariste, por sidoqoftë, jo edhe në kushte mjaft të volitshme. Mos lejoni që kritikat e të tjerëve t’ju shqetësojnë. Debatet do të shtyjnë planet tuaja për një kohë. Beteja vazhdon. Do të dëshironi të qartësoni shumë gjëra lidhur me të afërmit tuaj. Nuk jeni të sigurt dhe nuk dëshironi që haptas t’ia tregoni ndjenjat tuaja personit me të cilin dëshironi të filloni lidhje dashurie, mirëpo jeni mjaft i sinqertë dhe dini saktë se çka dëshironi. Mos e refuzoni mundësinë që me këtë person mund të zhvilloni lidhje të harmonishme.
UJORI
Fokusoni energjinë tuaj në drejtim të duhur këtë javë. Zemërimi do t’u kaplojë nëse prisni ndihmë nga të tjerët. Udhëtimet apo projektet familjare duhet të jenë në mendjen tuaj. Puna e mundimshme do të sjell shpërblime. Duhet të qartësoni qëllimet tuaja dhe zbuloni se çfarë pritet nga ju.
PESHQIT
Mund të përfitoni para, por sidoqoftë, jo edhe në kushte mjaft të volitshme. Mos lejoni që kritikat e bashkëpunëtorëve t’ju shqetësojnë. Debatet do të shtyjnë planet tuaja për një kohë. Mos hiqni dorë nga planet tuaja. Përpiquni që t’i qartësoni shumë gjëra lidhur me të afërmit tuaj. Personi i dashur po përpiqet të ndikojnë në qëndrimet taja, mirëpo kjo gjë vetëm sa po ju bën që të rezistoni edhe më shumë. Grindjet dashurore pranoni si fazë kalimtare.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...