Shumica e njerëzve preferojnë të karikojnë telefonin gjatë natës.
Por, zjarrfikësit e Montrealit janë ende duke menduar për një zjarr shkatërrues që luftuan në fund të muajit të kaluar, kur u dogj një kontejner me bateri duke rezultuar në një zjarr të madh.
Tymi dhe era e kimikateve të djegura qëndruan në ajër për orë të tëra.
Shqetësimi që ata kanë është me bateritë e litium-jonit që përdoren për të fuqizuar telefonat inteligjentë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Këto mund të marrin flakë ndërsa telefoni juaj është duke u karikuar dhe ju jeni në gjumë të thellë.
Zjarret e tilla janë të vështira për t’u shuar dhe për ta bërë këtë kërkon shumë kohë dhe shumë ujë.
Meqenëse numri i produkteve që mbështeten në përdorimin e baterive me jon litium po rritet, numri i zjarreve që përfshijnë një teknologji të tillë rritet çdo vit.
Andaj, preferohet që telefoni të karikohet kur të jeni zgjuar dhe vigjilent./Telegrafi
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...