Google ADS

Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi

23:47 | 27 Tetor 2024
D.H

Tumori i trurit është një masë qelizash jonormale në tru dhe është gjithmonë një problem serioz. Zakonisht diagnostikohet përmes procedurave rutinë diagnostikuese nga neurologu, ose më rrallë, neurokirurgu.

Ka lloje të ndryshme: disa janë jo kanceroze (beninje) dhe disa janë kanceroze (malinje), megjithëse të gjitha tumoret brenda kafkës janë të rrezikshëm për shkak të ngjeshjes në indin përreth trurit. Ato mund të jenë primare (kur formohen në vetë trurin) ose metastatike (kur formohen në një organ tjetër dhe përhapen në tru). Tumori beninj më i zakonshëm është meningioma, ndërsa tumori malinj më i zakonshëm dhe më agresiv është glioblastoma.

Simptomat e mundshme të një tumori të trurit janë të shumta, por personi i prekur ndoshta nuk do t’i ketë të gjitha. Pasojat dhe funksioni i sistemit tonë nervor varen nga shpejtësia e rritjes, lloji dhe vendndodhja, ndërsa terapia përcaktohet në lidhje me të njëjtit parametra.

Ka lloje të ndryshme: disa janë jo kanceroze (beninje) dhe disa janë kanceroze (malinje), megjithëse të gjitha tumoret brenda kafkës janë të rrezikshëm për shkak të ngjeshjes në indin përreth trurit. Ato mund të jenë primare (kur formohen në vetë trurin) ose metastatike (kur formohen në një organ tjetër dhe përhapen në tru). Tumori beninj më i zakonshëm është meningioma, ndërsa tumori malinj më i zakonshëm dhe më agresiv është glioblastoma.

Simptomat e mundshme të një tumori të trurit janë të shumta, por personi i prekur ndoshta nuk do t’i ketë të gjitha. Pasojat dhe funksioni i sistemit tonë nervor varen nga shpejtësia e rritjes, lloji dhe vendndodhja, ndërsa terapia përcaktohet në lidhje me të njëjtit parametra.

Çka janë tumoret?

Janë rritje patologjike e indeve (në organe të ndryshme të organizmit tone si psh. tumoret e trurit, palcës kurrizore, tumoret e gjirit, mushkërive dhe organeve tjera), janë qeliza të pakontrolluara nga organizmi ynë që kanë tendencë të përhapen dhe të shumohen.

Si fillon tumori?

Tumori fillon nga qeliza e organit përkatëse (tru apo organ tjetër). Indet dhe organet e trupit janë të përbërë nga miliarda qeliza të mbledhura së bashku, ku bërthama e secilës prej këtyre qelizave përmban material gjenetik trashëgues (kromozome ose ADN-acidi desoxyribonukleik), i cili funksionon si një plan i punës.

Zakonisht qelizat ndjekin udhëzimet që përmban bërthama e tyre, duke përfshirë ritmin e ndarjes dhe funksionet që ato marrin. Materiali qelizor gjenetik pëson ndryshime të rregullta, të lidhura me moshën, në mënyrë të rastësishme, me disa faktorë trashëgues ose nga ndikimet e jashtme si rrezatimi, viruset, bakteret ose substancat narkotike.

Trupi është i pajisur me sisteme të riparimit për të adresuar këto gabime. Ndonjëherë, megjithatë këta mekanizma, tejkalohen plotësisht dhe qelizat përkatëse fillojnë të ndahen dhe të riprodhohen në mënyrë anarkike. Grupet e qelizave pastaj mund të formojnë një masë të quajtur tumor.

Si ndahen tumoret për nga patologjia?

Në bazë të qelizave të tyre patologjike, tumoret mund të jenë malinje, të cilat, në të shumtën e rasteve nëse nuk diagnostikohen në fazën e hershme, përfundojnë me fatalitet, dhe, beninje që janë tumore pa fatalitet, por varësisht nga lokalizimi mund të bëjnë kompresione të ndryshme në organe të ndryshme.

Tumoret e sistemit nervor qendror janë proliferacionet e qelizave në tru dhe palcë kurrizore.

Si është përfshirja e tumoreve malinj?

Te të rriturit, tumoret malinje të trurit përfaqësojnë 1 deri 2% të kancereve. Te fëmijët, ata zënë vendin e dytë, menjëherë pas leucemisë rreth 20-40% e gjitha tumoreve malinje)

Sa lloje të tumoreve kemi sipas vend lokalizimit?

Tumoret primar dhe sekondar: Tumoret primar të trurit janë ato që rriten direkt nga qelizat e trurit dhe mbështjellësit e tij. Ata munden me qenë beninj ose malinj.
Tumoret sekondar të trurit (ose metastatik) përbëhen nga qeliza me prejardhje nga ndonjë organ tjetër. Zakonisht nga mushkëritë, veshka, lëkura, gjiri.

Si japin metastaza në tru tumoret sekondar?

Qelizat e tumorit të këtyre organeve mund të migrojnë në tru, më shpesh nëpërmjet të gjakut, por edhe me rrugë limfogjene.

Çfarë natyre kanë tumoret metastatike në tru?

Tumoret metastatike të trurit janë gjithmonë malinje, me prognozë të keqe (fatale). Metastazat përbejnë midis 30-40% të tumoreve intrakranial.

Sa lloje të tumoreve në tru munden të jenë?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekzistojnë rreth 200 lloje të tumoreve të trurit.

Cilët janë tumoret më të shpeshtë të trurit?

▪ Glioma (58%), kryesisht janë: astrocitomat, globllastomat, oligodendrogliomat, ependimomat.
▪ Meningeomat, rreth 20%
▪ Adenoma e hipofizës, 14%
▪ Neurinomat, 7%
▪ Medullobllastomat
▪ Limfomat.

Simptomat e një tumori në tru

Varësisht nga vendndodhja e tumorit mund të paraqiten këto çrregullime të ndryshme:

▪ Kokëdhimbja lajmërohet më shpesh gjatë natës ose në mëngjes, herët. Këto kokëdhimbje janë të reja dhe të ndryshme nga ato të zakonshmet.
▪ Nauze dhe të vjella për shkak te presionit në kafkë (tru).
▪ Humbje e oreksit.
▪ Vertigo dhe çrregullime të ekuilibrit.
▪ Çrregullimi i shikimit si shkëndija, çrregullim i fushës vizive (të të parit) apo shikim i dyfishtë.
▪ Halucinacione vizuale, auditive dhe të nuhatjes.
▪ Çrregullim i artikulimit të fjalive.
▪ Ndryshim humori, sjellje dhe personaliteti.
▪ Vështirësi në të mësuar.
▪ Kriza epileptike. Këto simptoma lajmërohen për shkak të presionit që ushtrohet në indet e trurit. Ato varen nga vendndodhja e tumorit dhe shpejtësia e rritjes, sesa nga natyra e tij. Simptomat priren të paraqiten gradualisht te të rriturit, ndërsa në mënyrë shumë më të shpejt te fëmijët.

Tumoret dhe trashëgimia

Në bazë të studimeve shumica e tumoreve janë trashëguese.

Diagnostikimi

Tumori në tru diagnostikohet në bazë të marrjes së anamnezës (historisë se sëmundjes) dhe testeve neuroimazherike të cilat na mundësojnë që të konfirmojmë apo mohojmë sëmundjen, nëse janë pozitive, të dihet përhapja e saj dhe të identifikohen strukturat e prekura.

Zakonisht përdoret Tomografia e kompjuterizuar, Rezonanca magnetike, Angiografia cerebrake, PET-scan, punksioni lumbal, biopsia e indit trunor.

Çka është biopsia?

Biopsia është një mostër e indeve, e analizuar me mikroskop. Ajo, është esenciale për diagnostikim të sigurt. Biopsia jep informacion të saktë mbi llojin dhe shkallën e tumorit, për të marrë vendim për trajtim.

Trajtimi i tumoreve të trurit

Zgjedhja e trajtimit varet më shumë nga vendndodhja e tumorit sesa natyra e tij, nga mosha e pacientit dhe shëndeti i tij, por edhe nga shumë parametra tjerë të analizuar nga një ekip multidisiplinar i ekspertëve.

Kurdo që lejon situata, duhet të aplikojmë një kurë. Një remision-shërim komplet, është i mundur vetëm kur tumori hiqet plotësisht me intervenim kirurgjik. Kur kjo nuk është e mundur, për shkak të madhësisë apo vendndodhjes së tumorit, apo metastazave, shanset e shërimit janë të ulëta. Megjithatë, mund të ngadalësojmë përparimin e tumorit dhe të sëmundjes.

Pas heqjes së tumorit në mënyrë kirurgjikale, nëse është e nevojshme, duhet kompletuar trajtimin me rrezatim dhe me kimioterapi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme