Google ADS

FC Besa Peja ankohet në referim pas barazimit ndaj Drenicës

20:31 | 27 Tetor 2024
D.H

FC Besa Peja ka reaguar pas ndeshjes së xhiros së 10-të, ndaj Drenicës e cila u luajt në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, në grupin A.

Përmes një postimin në rrjetin social Facebook është ankuar për ndarje të drejtësisë në takimin ndaj Drenicës.

Klubi pejan akuzoi direkt gjyqtarin Bardh Ajeti duke pretenduar se ai ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Tutje ata kërkuan nga organet kompetente që të merren masat e nevojshme për këtë rast pasi sipas tyre nuk është e drejtë duke marrë parasysh investimet që kanë bërë.

Kujtojmë se ndeshja mes Besës së Pejës dhe Drenicës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Pas 10 xhirosh Drenica është e dyta me 22 pikë aq sa ka edhe Vëllaznimi lider, kurse Besa Peja renditet e pesta me gjashtë pikë më pak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme