Inter dhe Juventusi kanë qenë protagonist të një prej ndeshjes më të zjarrta vitet e fundit në Serie A.
Një sfidë e cila prodhoi gjithçka, shumë gola, përmbysje rezultatesh e shumëçka tjetër, shkruan Arbresh.info.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultat 4-4.
Sfida më mirë nisi për vendasit kur në minutën e 15-të, Piotr Zielenski realizoi nga penalltia për 1-0.
Kurse, Juventusi shënoi dy gola ekspres për të marr epërsinë, fillimisht Valhovic në minutën e 20-të, barazoi, teksa shtatë minuta Weah realizoi për epërsinë e Juves.
Por kjo nuk ishte e tëra në pjesën e parë, pasi tetë minuta pas golit të dy dytë të “Bianconerëve”, Mikhtaryan barazoi rezultatin për 2-2.
Kurse dy minuta më vonë, u akordua një tjetër penallti për Interin, kur Zielenski ishte i saktë sërish për të rikthyer epërsinë e Interit në 3-2.
Dumfries në minutën e 53-të, shënoi edhe golin e katërt për “Nerazzurrët”.
E kur të gjithë menduan se Interi e fitoj derbin e Italisë në skenë u shfaq turku Kenan Y ildiz, i cili realizoi dy gola, për ta bërë heroin e Juventusit.
Fillimisht ishte minuta e 71-të, kur 19-vjeçari ngushtoi rezultatin në 4-3.
E pastaj 11 minuta më vonë barazoi gjithçka në 4-4.
Deri në fund gola të tjerë nuk u pati dhe kështu u mbyll “Derbi di Italia”, me dy skuadrën që morën nga një pikë.
Pas këtij barazimi, Interi mbetet i dyti me 18 pikë, ndërsa Juventusi është i treti me 17 sosh./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...