Ministri i Kulturës, rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka vizituar dje tri shtëpitë e restauruara së fundmi në Prizren, së bashku me kryeministrin, Albin Kurti
Me anë të një postimi ne Facebook, Çeku bëri të ditur se gjatë këtij mandati në Prizren kanë investuar mbi 4.5 milionë euro, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryeministrin Kurti, dje vizituam tri shtëpi të restauruara së fundi në Prizren. Shtëpitë tradicionale të familjes Kirajtani, Vetimi dhe Munik tashmë janë përsëri në gjendjen e tyre më të mirë dhe të gatshme për shfrytëzim.
Në shumë asete të tjera të qytetit po vazhdon puna. Në Prizren gjatë këtij mandati kemi investuar mbi 4.5 milionë euro në mbrojtje dhe funksionalizim të trashëgimisë kulturore.
Shtëpitë tradicionale dhe monumentet janë dëshmi të historisë e identitetit tonë, dhe si të tilla po i vëmë në shërbim të komunitetit dhe po i ruajmë për brezat e ardhshëm./Arbresh.info
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...