Një zjarr ka shpërthyer në një pallat 10-katësh në lagjen ‘Beselidhja’ të Lezhës në Shqipëri, duke prekur kabinën elektrike në katin përdhese.
Flakët shkaktuan tym të dendur, çka detyroi të gjithë banorët të evakuohen nga ndërtesa.
Zjarrfikësit kanë arritur në vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë flakët, megjithatë, për shkak të nivelit të lartë të tymit, banorëve u është kërkuar të qëndrojnë jashtë për momentin.
Për fat të mirë, deri tani nuk janë raportuar lëndime tek banorët, ndërsa vetëm disa dëme materiale janë konstatuar.
Autoritetet po punojnë për të hetuar shkaqet e zjarrit dhe për të siguruar sigurinë e banorëve./euronews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...