Manchester United ka pësuar humbje nga West Ham United në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League me rezultat 2-1.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, shkruan Arbersh.info.
Teksa, vendasit filluan ofanzivën në pjesën e dytë dhe gjetën golin përmes zëvendësuesit, Summerville në minutën e 74-të.
Por, ishte Casemiro i cili barazoi shtatë minuta më vonë për 1-1.
Megjithatë londinezët nuk u dorëzuan dhe në minutën e dytë të shtesës fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi, Jarrod Boëen.
Ky gol edhe i dha fitoren “çekanëve” pasi deri në fund të ndeshjes ata u mbrojtën mirë dhe arritën të arkëtojnë pikët e radhës.
Pas kësaj fitore, West Hami gjendet në pozitën e 13-të me 11 pikë aq sa ka edhe Manchester Untied që ndodhet një pozitë më poshtë.
Sfidën e radhës, londinezët e luajnë ndaj Nottingham Forestit, kurse United e pret në shtëpi Chelsean./Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...