Bajrami ironizon me ministrin Murati: Pas Fondit Sovran bëhet edhe Banka Zhvillimore, mbahuni fort

15:59 | 27 Tetor 2024
E.H

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka bërë të ditur se Banka Zhvillimore në Kosovë është duke u bërë realitet.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përcjell Arbresh.info.

“Pas ”Fondit Sovran” bëhet edhe ”Banka Zhvillimore”. Mbahuni fort se prej sot deri me 9 shkurt shumë gjana kanë me ndodhë në facebook”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në Facebook.

Ndryshe, ministri Murati ka deklaruar se gjatë takimeve me Bankën Botërore në Ëashington, njëra ndër temat e diskutimit ka qenë edhe

Banka Zhvillimore e cila sipas tij, do të kap vlerën e 50 milionë eurove./Arbresh.info

Lexo edhe:

Murati: Themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme