Gjykata Themelore në Pejë u ka ka vazhduar masën e ndalimit edhe për 48 orë dy të dyshuarve për sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Elzana Kastrati, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.
“Gjyqtari i procedures paraprake, pas mbajtjes se seancës degjimore, të pandehurve iu ka caktuar masën e ndalimit edhe për 48 orë, deri në marrje të vendimit lidhur me kërkesën per caktim te masës së paraburgimit.”, ka thënë ajo.
Ndryshe, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme.
Si pasojë e këtij sulmi, Muhaxheri pësoi lëndime trupore por që fatmirësisht nuk ishin serioze.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
Sulmin ndaj Muhaxherit e kanë dënuar bartës të institucioneve qendrore dhe krerët e partive politike në vend.
Ata kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë, derisa aktin e kanë cilësuar si të papranueshëm dhe sulm ndaj paqes, demokracisë e shtetit ligjor./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, deklarohen nga prokuroria
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media