Google ADS

SHKK-ja tregon se si bëhet transportimi dhe përcjellja e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë

14:23 | 27 Tetor 2024
E.G

Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur ka publikuar një video që tregon përkushtimin dhe disiplinën e këtij njësiti të veçantë.

Në videon shihet Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur se si i transportojnë personat me rrezikshmëri të lartë, shkruan Arbresh.info.

“Në këtë video, do të keni mundësinë të shihni përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë të këtij njësiti të veçantë, i cili garanton sigurinë dhe mbikëqyrjen e personave të burgosur gjatë transportimit të tyre.”, thuhet në  njoftim.

SHKK thotë se nga Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur, ka siguri dhe profesionalizëm në çdo hap.

“Një punë që kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë. Një angazhim për siguri dhe drejtësi në çdo mision. Na ndiqni për të vlerësuar këtë shërbim të rëndësishëm dhe për të kuptuar përse siguria është gjithmonë prioriteti ynë më i madh!”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme