Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

12:43 | 27 Tetor 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se si do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHMK-së, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, shkruan Arbresh.info.

Maksimalja e temperaturave do të jetë 23 gradë Celsius.

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjett 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E merkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende –vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes.

E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte. Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme