Persona të panjohur vendosin një arkivol të zbrazët para një shtëpie në Viti

09:38 | 27 Tetor 2024
E.G

Një familje nga Vitia ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vendosur para shtëpisë së tyre një arkivol të zbrazët.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani tha se tashmë hetimet kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

“Njësite policore relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, tha Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme