Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme.
Si pasojë e këtij sulmi, Muhaxheri pësoi lëndime trupore por që fatmirësisht nuk ishin serioze.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
Në njoftim bëhet e ditur se përveç Muhaxherit është sulmuar edhe një person që ishte me të.
“Dy meshkuj kosovarë (njëri prej tyre kryetari i komunës së Pejës) derisa ishin duke ecur në rrugë janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë me ç ‘rast viktimat kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar policia.
Policia ka arritur të arrestoj menjëherë të dyshuarit të cilët janë dërguar në mbajtje.
“Pas një pune hetimore dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe arrestuar nga Policia. Motivi i rastit nuk dihet. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti si dhe dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime”, ka njoftuar policia.
Ndërkaq kryetari i Pejës, menjëherë pas sulmit në një postim në Facebook, bëri të ditur se është mirë me shëndet.
“Pas sulmit të befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falënderoj të gjithëve për interesimin”, është shprehur ai.
Sulmin ndaj Muhaxherit e kanë dënuar bartës të institucioneve qendrore dhe krerët e partive politike në vend.
Ata kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë, derisa aktin e kanë cilësuar si të papranueshëm dhe sulm ndaj paqes, demokracisë e shtetit ligjor./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, deklarohen nga prokuroria
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...