Google ADS

Aksident në Banjë të Malishevës, vdes një person

09:17 | 27 Tetor 2024
E.G

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga vetura në Banjë të Malishevës.

Sipas policisë, vetura dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Banjë, Malishevë / 26.10.2024 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme