Google ADS

Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit e zbulon

23:28 | 26 Tetor 2024
R J

Mos e paguani shtrenjtë lumturinë e çastit!

A është ylli juaj i mbrëmjes i lirë apo është në kërkim të gjahut vetëm për t’u argëtuar? Mësoni gjuhën e trupit.

Derisa jeni duke biseduar, me kujdes vështrojeni dhe – do të mësoni. Nëse nuk është i sinqertë, këto gjëra do ta zbulojnë!

Shikimi

Nëse e flet të vërtetën, do t’ju shikojë drejt në sy, ndërkaq bebëzat e syve do t’i ketë të madhësisë normale. Pas përgjigjes pyetjes suaj akoma do të vazhdojë t’ju shikojë. Njerëzit të cilët nuk e flasin të vërtetën, ndërkaq kanë mësuar komunikimin joverbal, janë të vetëdijshëm që shikimi do t’i tradhtojë. Prandaj dinë që duhet patjetër t’ju shikojnë në sy, mirëpo gënjeshtra, sapo ta thënë, thjesht i detyron që menjëherë të kthejnë shikimin anash.

Sa ju dëshiron?

Gjunjët e tij do të jenë të kthyer në drejtim tuajin, gjë që tregon interesim. Sepse, trupi tregon atë që dëshiron shpirti. Gjithashtu, supet e tij do të jenë të kthyera në drejtim supeve tuaja – kjo është porosia: Bash po më pëlqen! – transmeton Telegrafi.

istockphoto

A ju dëgjon vërtet?

Personi i cili me kujdes ju dëgjon, do të ulë kokën në njërën anë! Kjo ju tregon që aimashkull dëshiron të krijojë me ju lidhje të thellë. Gjithashtu, mund të lëkundë kokën në shenjë pëlqimi me ju.

Prekja është kryesore

Aq shumë të dëshiroj! – nuk është e thënë të ta thotë, sepse këtë do të tregojë me prekjen e flokëve suaj, supeve ose dorës. Mashkulli sensibil ka nevojë t’ju ndiejë dhe t’ju marrë erë. Këto prekje janë edhe shprehje e respektit.

Pëshpëritje e butë

Fjalët e buta, të qeta janë vetëm pretekst që do t’ju gjendet në zonën e afshit, mirëpo gjithashtu i duhet siguria që po shkon në drejtim të duhur. Duke e njohur anatominë femërore, ai e di që qafa juaj është vendi i afshit dhe nuk ka përgjigje më të mirë se reagimi juaj ndaj afërsisë!

Tema e bisedës

Me kujdes dëgjoni se si flet për veten, sepse secili nga ne dëshiron që të prezantohet në mënyrën më të mirë dhe të vërtetën dimë edhe ta zbukurojmë! Çdo gjë që flet me kujdes dëgjojeni. Mashkulli i cili nuk dëshiron që të lidhet shpirtërisht, mbështetet në pasurinë e tij, titullin dhe statusin, por për veten flet në superlativ. Nuk do të interesohet ai shumë për jetën tuaj, më shumë do ta prezantojë veten, si edhe çdo menaxhe

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme