Në Nju Jork, një grup pjesëtarësh të diasporës shqiptare protestuan gjatë takimit që kryeministri Edi Rama kishte organizuar me shqiptarët në Amerikë.
Protestuesit shprehën shqetësimet e tyre për situatën politike në Shqipëri dhe kërkuan përgjegjësi nga qeveria për çështje të ndryshme, përfshirë korrupsionin, raporton euronews.al.
Protesta u zhvillua para vendit ku po mbahej takimi i shefit të qeverisë me diasporën. Me pankarta, flamuj të PD-së, por dhe ata amerikanë, protestuesit theksuan rëndësinë e zërave të diasporës në proceset politike në Shqipëri dhe kërkuan një angazhim më të madh nga ana e qeverisë për të adresuar çështjet që i preokupojnë.
Pas takimit me diasporën në Nju Jork, Rama do të kthehet sërish në Tiranë, ndërsa turin do ta vijojë fundjavën e ardhshme, ku do të udhëtojë drejt Selanikut në Greqi. Të dielën, më 3 nëntor, do të takohet me shqiptarët në Selanik. Ky është takimi i dytë që Rama do të zhvillojë në Greqi, pas atij të 12 majit në Athinë.
Por, edhe pse Rama u prit me protestë nga jashtë, brenda takimit u bë pritje madhështore në nder të tij.
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...