Yamal bëhet golashënuesi më i ri që shënon në histori të “El Clasicos”

22:50 | 26 Tetor 2024
D.H

Barcelona po e shkatërron Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, duke e mposhtur me rezultat 0-4.

Golin e tretë e shënoi Lamine Yamal, shkruan Arbresh.info.

Ai realizoi një supergol dhe u bë golashënuesi më i ri në histori të “El Clasicos”. Yamal në supet e tij ka vetëm 17 vjet e 106 ditë.

Ndërkohë golin e katërt për “Blaugranat” e realizoi Raphinha./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme