Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u pyet nga shqiptarët në SHBA nëse emigrantët do të kenë shansin të jenë në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryeministri Rama kërkoi që çdokush që është i interesuar mund të aplikojë në platformën “Deputeti që duam”, teksa garantoi se në listën e zgjedhjeve të ardhshmë do të ketë edhe emigrantë.
“Në listën e deputetëve të zgjedhjet e ardhshme do të gjeni në të gjitha qarqet edhe shqiptarë që janë në emigracion”, tha ai.
Ndërkaq Rama iu bëri thirrje që të investojnë në Atdhe.
“Ne do të publikojmë një program të ri për të gjitha zonat malore, për emigrantëtë që vijë nga ato zona. Do t’a quajmë “Paketa e maleve”, e cila do tu japë mundësi për agroturizëm, një mundësi të re me shumë avantazhe të natyrës së taksave.
Ajo që unë u them shqiptarëve që jetojnë në Amerikë dhe Europë nuk është kthehuni përgjitmonë, po t’i investoni kursimet tuaja te shtëpia e gjyshit për ta kthyer në agroturizëm në fund të muajit. Do të fitoni më shumë nga shpia e gjyshit se sa nga ai që ju jep punë këtu dhe ju mban me një rrogë”, tha Rama.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...