Google ADS

Arrestohen shqiptari dhe greku në Athinë, poseduan mbi 7 kilogramë marihuanë

18:51 | 26 Tetor 2024
Q L

Një shqiptar dhe një grek, u arrestuan në zonën e Agio Pantaleimona, nga punonjës policie të DIAS, në bashkëpunim me efektivë të Nëndrejtorisë së Sigurimit të Athinës, për shkelje të legjislacionit për substancat e varësisë.

Policia ka lokalizuar të akuzuarit në një automjet të parkuar në zonën e Agio Pantaleimonas dhe i kanë thirrur për kontroll, raporton Top Channel.

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit janë gjetur dhe konfiskuar shtatë kilogramë e 875 gram maihuanë, të ndara në katër pako, ndërsa të dy të dyshuarit u dërguan në Nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës.

Gjatë kontrollit të banesave u gjetën edhe 35.2 gram marihuanë, dy peshore elektronike precize, një numër pakosh najloni dhe shuma prej 1 mijë e 130 euro Kesh. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme