Google ADS

Pesë golashënuesit më të mirë në histori të “El Clasicos”

17:02 | 26 Tetor 2024
D.H

Real Madridi dhe Barcelona luajnë sonte sfidën e parë në La Liga mes tyre.

Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit, shkruan Arbresh.info.

Padyshim se kjo sfidë është cilësuar si njëri nga derbit më të mëdhenj në botën e futbollit.

Në këto përballje ka pasur gjithmonë futboll të fortë dhe gola të shumtë.

Por kush është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në “El Clasiso”?

Futbollisti argjentinas, Lionel Mesii ka të shënuar plot 26 gola në 45 ndeshje dhe është golashënuesi më i mirë në histori të “El Clasicos”.

Ai ka dha 14 asistime në ndeshjet ndaj Real Madridit, një rekord i çmendur padyshim

Vendin e dytë e ndajnë dytë dhe të tretë e ndajnë dy futbollsitë që kanë djersitur fanellën e Real Madridit.

Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon dhe Alfredo di Stefanon.

Në 30 paraqitje në këtë super përballje Ronaldo ka realizuar 18 gola, kurse shifrën e njëjtë të realizimive Di Stefano e ka arritur për po aq ndeshje.

Edhe vendin e katërt në këtë listë e zë, një tjetër futbollist madrilen, Karim Benzema i cila ka 16 gola në ndeshjet ndaj Barcelonës.

Francezi ka realizuar këtë shifër të golave në 43 ndeshje të luajtura.

Kurse pesshën e mbyll Raul Gonzales me 15 sosh në 37 paraqitje./Arbresh.info

Të ngjashme