Në retorikën e tij shokuese Viktor Orban gjithashtu krahasonte Bashkimin Evropian me Bashkimin Sovjetik.
Orban është përplasur shpesh me partnerët e tij të BE për politika të ndryshme të bllokut, ndërsa në pretendimet e fundit ka thënë se qeveria aktuale polake është vendosur në pushtet me anë të një konspiracioni të BE, për të larguar administratën e mëparshme të djathtë, shkruan rrjeti The Independent.
Orban nuk dha prova konkrete për të mbështetur pretendimet e çuditshme, të cilat vijnë dy ditë pasi ai tha në një takim me mbështetës se BE po përpiqet të rrezojë dhe qeverinë e tij për të vendosur në pushtet një administratë “kukull”.
Lideri hungarez ka ashpërsuar sulmet e tij ndaj BE duke joshur pas vetes të tjera grupime të djathta euro-skeptike për të krijuar një forcë politike brenda bllok.
Qeveria polake është zgjedhur në fund të vitit 2023, kur kryeministri Donald Tusk u rikthye në post pas mandatit të mëparshëm në vitet 2007 e 2014. Në pjesën tjetër të kohës Tusk kishte qenë dhe president i Këshillit Evropian nga viti 2014 deri në 2019.
Orban tha më tej në intervistën në radion shtetërore se zyrtarë të BE, përfshi dhe shefen e KE, Ursula von der Leyen, kërkojnë të zëvendësojnë qeverinë e Hungarise me një komplot të ngjashëm me atë në Poloni.
“Komploti kundër Hungarisë nuk është sekret, është një plan i njoftuar. E njëjta gjë ndodhi në Poloni, pasi polakët dolën nga linja e bllokut për politikat e emigracionit, çështjet e gjinisë dhe ekonomisë”, tha Orban.
Orban tha se Von der Leyen, bashkë me kreun e grupit më të madh parlamentar të PE Manfred Weber “kanë thënë se partia konservatore e Polonisë duhet të largohet për t’u zëvendësuar me një të re liberale”.
Më tej ai shtonte: “Kështu arriti të bëhej kryeministër miku ynë Tusk në Poloni. I njëjti skenar po kryhet aktualisht kundër Hungarisë. Ata do të punojnë për të vendosur një qeveri kukull. Por nëse e shikojmë, çdo perandori shkon kështu. Edhe sovjetikët ishin kështu, apo jo?”
Reagimet ndaj deklaratës përfshinin dhe zdhënësin e ministrisë së jashtme të Polonisë Paveł Wroński, i cili tha për rrjetin Associated Press: “Qeveria aktuale në Poloni erdhi me zgjedhje të lira, ashtu si dhe të tjerat para saj. Ne nuk jemi instaluar në pushtet por jemi zgjedhur me votë”.
BE ka akuzuar më parë Hungarinë për shkelje të rendit ligjor dhe “të standardeve të demokracisë” prandaj i ka mohuar miliarda euro fonde të bllokut./tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...