Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që protesta e paralajmëruar e 29 tetorit të shtrihet në të gjithë vendin.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka lajmëruar se të martën, ora 17:00, protesta do të zbresë në akset kryesore të vendit.
Protestuesit do të jenë të shpërndarë në segmentin “Casa Italia–Sheshi Shqiponja” dhe në rrethrrotullimet e Milotit, Shkozetit, Bradasheshit; Rrogozhinës dhe Levanit.
“Të bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, të pandikuara nga krimi i organizuar dhe paratë e korrupsionit”, bën thirrje Bardhi në postimin në rrjetet sociale. / rtsh.al /
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...