Google ADS

Haradinaj për sulmin fizik ndaj Muhaxherit: Një akt qyqar, autorët të rrijnë prapa hekurave

15:36 | 26 Tetor 2024
E.K

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, si një akt qyqar.

Haradinaj theksoi se drejtësia duhet të zbardhë motivet e sulmit dhe të jetë e palëkundur në ndëshkimin e sulmuesve.

“Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre! Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrijnë prapa hekurave.Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet”, thuhet në reagim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme