Google ADS

Pas sulmit ndaj Muhaxherit, reagon Konjufca: Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje, akti i papranueshëm

15:31 | 26 Tetor 2024
E.K

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në një postim në Facebook, Konjufca theksoi se një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm për shoqërinë kosovare, e cila ka si qëllim dhe mjet vetëm demokracinë.

“Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj. Mbështes organet përkatëse në punën e tyre për zbardhje të plotë të ngjarjes dhe bëj thirrje që organet e drejtësisë ta ndjekin në plotni rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme