Osmani uron presidentin austriak në Ditën Kombëtare të Austrisë

14:49 | 26 Tetor 2024
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin austriak, Aleksandër van der Bellen, për Ditën Kombëtare të Austrisë.

Në një postim në platformën ‘X’, Osmani theksoi se Austria ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të Kosovës.

Ajo gjithashtu nënvizoi se lidhjet diplomatike, ekonomike dhe kontaktet ndërmjet njerëzve, të forcuara nga diaspora aktive kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme midis dy vendeve.

“Austria ka qëndruar si një nga aleatët më të afërt të Kosovës dhe është inkurajuese të dëshmojmë se bashkëpunimi ynë bëhet më i fortë çdo vit. Lidhjet tona diplomatike, ekonomike dhe njerëzit me njerëzit, të forcuara nga diaspora e gjallë kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

 

Të ngjashme