OKB thotë se “momenti më i errët” i luftës në Gaza po shpaloset në veri të territorit, ku Izraeli po kryen një ofensivë tokësore për të ndaluar luftëtarët e Hamasit që të rigrupohen.
“Ndërsa flasim, ushtria izraelite po i nënshtron një popullsi të tërë bombardimeve, rrethimit dhe rrezikut të urisë,” tha shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk.
Ai u bëri thirrje liderëve botërorë të veprojnë, duke thënë se shtetet kanë për detyrë sipas Konventave të Gjenevës të sigurojnë respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar.
Ky reagim vjen pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) shprehu shqetësimin nga raportet se trupat izraelite kishin bastisur një nga spitalet e fundit funksionale në Gazën veriore./abcnews.al
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...