Kryetari i Ferizajt dënon sulmin ndaj Muhaxhirit, kërkon nga organet kompetente të zbardhin rastin

13:13 | 26 Tetor 2024
K.B

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu e ka quajtur të shëmtuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Aliu përmes një reagimi ka dënuar këtë akt dhe ka kërkuar nga organet kompetente ta zbardhin rastin.

“I papranueshëm, i shëmtuar, kundër rendit demokratik e të zgjedhurit të qytetarëve është akti i dhunës sot ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri. Dënoj ashpër këtë akt dhune dhe kërkoj nga organet kompetente të zbardhin rastin e të vënë para drejtësisë, kryesin e këtij akti të shëmtuar e kriminal, duke i dhënë dënimin e merituar”, shkroi Aliu në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme