Rama sot takim me shqiptarët në New York

07:30 | 26 Tetor 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në New York të SHBA-ve.

Rama udhëtoi dy ditë më parë drejt Shteteve të Bashkuara në kuadër të turit për diasporën.

“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian.”, shkroi kryemininistri Rama në një postim në Facebook një ditë më parë teksa ndau edhe një video për orën dhe vendin e takimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme