Google ADS

Rusia shtoi dezinforimimin mbi masat pas urganëve për të nxitur përçarje mes amerikanëve

22:14 | 25 Tetor 2024
Q L

Rusia ka ndihmuar në përforcimin dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në internet rreth uraganëve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe reagimin e qeverisë federale, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Kremlinit për të manipuluar diskutimit politik në Amerikë përpara zgjedhjeve presidenciale, tregon një studim i ri.

Përmbajtja, e përhapur nga media shtetërore ruse, faqet e internetit ruse dhe mediat sociale kritikon reagimin e qeverisë ndaj uraganeve Helene dhe Milton, duke shfrytëzuar shqetësimet në lidhje me masat për rimëkëmbjen, në përpjekje për të përshkruar udhëheqësit amerikanë si të paaftë dhe të korruptuar, tregon studimi i realzuar nga Instituti për Dialog Strategjik. Kjo organizatë me bazë në Londër hulumton dezinformimin dhe ekstremizmin në internet.

Në disa raste, pretendimet për stuhitë përfshijnë pamje të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, si për shembull, një fotografi ku duken skena të përmbytjeve shkatërruese në Disney World, diçka që në fakt nuk ndodhi, thonë hulumtuesit.

Ky rast i fundit, është në përputhje me praktikat e ndjekura prej kohësh nga Kremlini, që identifikon debatet legjitime dhe çështjet e diskutueshme në Shtetet e Bashkuara dhe më pas si shfrytëron ato për të përhapur lajmet e rreme.

Fushatat e mëparshme dezinformuese kanë shfrytëzuar debate rreth emigracionit, racizmit, krimit dhe ekonomisë në një përpjekje për të paraqitur Shtetet e Bashkuara si të korruptuara, të dhunshme dhe të padrejta.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit dhe kompanitë private të teknologjisë thonë se aktiviteti rus është rritur ndjeshëm përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ndërsa Moska përpiqet të shfytëzojë çdo mundësi për të minuar kundërshtarin e saj kryesor.

Duke shfrytëzuar shqetësime reale për rimëkëmbjen nga fatkeqësive, agjencitë ruse të dezinformimit mund të përpiqen të ndërhyjnë në debatet në Shtetet e Bashkuara, me synimin për të minuar besimin e amerikanëve te qeveria e tyre dhe te njëri-tjetri.

“Këto nuk janë situata po krijohen nga aktorët e huaj”, thotë Melanie Smith, drejtore e hulumtimeve pranë Institutit për Dialog Strategjik. “Ata thjesht po i hedhin benzinë zjarrit, pra çështjeve që janë tashmë shqetësim”.

Hulumtimi tregon se përmbajtja e shpërndarë përfshinte postime në gjuhën angeze që dukshëm synonin amerikanët, por dhe propagandë në gjuhën ruse me synim audiencën vendase. Pjesa më e madhe e dezinformatave kishte si objektiv Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave dhe administratën demokrate të Presidentit Joe Biden dhe Nën Presidentes Kamala Harris. Kjo e fundit është kandidatja demokrate në garën e Shtëpisë së Bardhë kundër ish-Presidentit Donald Trump.

Agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës mbetet motivimi kryesor i Kremlinit për përhapjen e gënjeshtrave. Nëse Rusia mund të bindë mjaft amerikanë që të kundërshtojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, kjo mund t’ia lehtësonte Moskës rrugën për një fitore mundshme, kanë thënë zyrtarë dhe analistë.

Zyrtarët amerikanë të shërbimeve të zbulimit kanë thënë se dezinformimi nga Rusia duket se është krijuar për të mbështetur Donald Trumpin, i cili ka vlerësuar Presidentin rus Vladimir Putin dhe ka nënvlerësuar aleancën e NATO-s dhe udhëheqësit e Ukrainës. Postimet e lidhura me Rusinë vazhdimisht denigrojnë Kamala Harrisin, duke thënë se ajo ka injoruar thirrjet e viktimave të stuhive për ndihmë. Nga ana tjetër, një postim i fundit nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RT e cilësoi Donald Trumpin “një figurë mistike me përmasa historike”.

Zyrtarët e inteligjencës konfirmuan të martën se Rusia krijoi një video të manipuluar për të njollosur kandidatin demokrat për Nën President, Tim Walz.

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Ambasada ruse nuk i është përgjigjur këerkesave të kësaj jave për komentenë lidhje me akuzat e fundit nga hulumtues dhe zyrtarë të inteligjencës.

Hulumtuesit e Institutit për Dialog Strategjik zbuluan se agjentët rusë të dezinformimit shfrytëzuan kontrollin e dobët të përmbajtjes në platformat e mediave sociale në pronësi të Shteteve të Bashkuara si rrjeti X për të përhapur përmbajtjen e tyre gjerësisht. Para se të blihej nga Elon Musku, platforma e njohur dikur si Twitter, parashikonte që të sinjalizohej se përmbajtja ishte krijuar nga media shtetërore autoritare. Zoti Musk e anuloi atë rregull dhe dëmtoi përpjekjet për e platformës për kufizimet mbi përmbajtjen, duke çuar në një rritje të propagandës së huaj dhe gjuhës së urrejtjes.

Shpesh lajmet e rreme vijnë nga llogari të rreme ose faqe interneti që imitojnë mediat legjitime, duke e bërë të vështirë përcaktimin e origjinës së tyre të vërtetë. Amerikanët që nuk dyshojnë,shpërndajnë përmbajtjen.

Në korrik, zyrtarët e inteligjencës amerikane paralajmëruan se “amerikanët në mënyrë të paqëllimtë” po ndihmonin Rusisë në përhapjen e dezinformimit.

Kërkues të kompanisë teknologjike izraelite Cyabra analizuan postimet e përhapura në rrjetin X që përmbanin kritika ndaj Agjencisë Federale e Emergjencave, FEMA, për reagimin pas uraganëve.

Një numër i konsiderueshëm llogarish nuk mund të verifikoheshin se I përkiste një personi real, një e katërta e të gjitha reagimeve ndaj postimeve ishin të rreme. Postimet u panë nga përdoruesit mbi gjysmë miliardë herë.

Përmes një reagimi, një zëdhënës i plaftormë X vuri në dukje sistemin që I lejon përdoruesit të shtojnë shënime tek postimet që kanë informacion të rremë. Kompania nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me politikat për të treguar se cili ishte burimi i informacionit.

“Lajmet e rreme, duke filluar nga devijimi i fondeve nga FEMA për të ndihmuar emigrantët te teoritë e konspiracionit rreth manipulimit të motit, minojnë besimin e publikut tek qeveria ndërsa i afrohemi ditës së zgjedhjeve, gjë që mund të ndikojë seriozisht në besimin e votuesve”, thanë studiuesit e kompanisë Cyabra në një raport.

Politikanët gjithashtu kanë ndihmuar në njëfarë mënyre Rusinë në këtë përpjekje të saj.

Ligjvënësi Paul Gosar, R-Ariz., dha një intervistë për median shtetërore ruse Sputnik News ku tha se reagimi federal pas uraganëve ishte “inekzistent”, një pretendim që hidhet poshtë lehtësisht nga fotografitë dhe videot ku duken punonjës të FEMA-s, si dhe dhëheqës lokalë për të dhënë ndihmë në rajonet e goditura rëndë.

Zoti Gosar përsëriti një tjerër lajm të rremë se “miliarda fonde të FEMA-s për fatkeqësitë” në fakt kishin shkuar për emigrantë të paligjshëm. Në të vërtetë, paratë që financojnë programet e kontrollit të kufirit dhe imigracionit vijnë nga një burim i ndryshëm nga fondet e fatkeqësive.

Zyra e oti Gosar nuk iu përgjigj kërkesave për koment të mërkurën./voa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme