Google ADS

Osmani takohet me Orav, flasin rreth rëndësisë së vizitës të Ursula von der Leyen

20:58 | 25 Tetor 2024
R J

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në prag të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Osmani dhe Orav diskutuan për rëndësinë e kësaj vizite, transmeton Klankosova.tv.

Pas miratimit të agjendës së reformave të Kosovës nga ana e Komisionit Evropian, Osmani vlerësoi se kjo do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin socio-ekonomik dhe zhvillimin tutje në përputhje me vlerat dhe objektivat e BE-së.

Në takim u diskutuan edhe një sërë temash që lidhen me rrugën evropiane të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme