Tashmë e konfirmuar, Serie A merr vendimin për shtyerjen e ndeshjes Bologna-Milan

19:10 | 25 Tetor 2024
Q L

Ndeshja që Milani ishte paraparë ta luante në vikend në udhëtim ndaj Bolognës tashmë edhe zyrtarisht është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Mbrëmjen e djeshme u bë e ditur se ky takim nuk do të luhet sipas orarit të paraparë për shkak se u sinjalizua për një mot të rënduar me shi i cili jo vetëm se do ta pamundësonte mbarëvajtjen e ndeshjes, por do krijonte probleme edhe për trafikun dhe tifozët.

Sidoqoftë, pati disa tentime të njëpasnjëshme për të gjetur një tjetër zgjidhje dhe dukej se të gjitha palët e përfshira ishin në favor të kësaj ideje, ose potencialisht që ndeshja të luhet prapa dyerve të mbyllura.

Siç ka raportuar Antonio Vitiello, ndeshja është shtyrë për një datë tjetër e cila mund të jetë jo më larg se gjashtë muaj./telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme