Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

17:45 | 25 Tetor 2024
Q L

Policia e Kosovës njofton se është gjetur vetura e cila ishte e vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt.

“Policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të Ferizajt është një veturë e braktisur.”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar veturën “Range Rover” me targa vendore, e cila ishte vjedhur me datën 23 të këtij muaji./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme