Policia ka reaguar zyrtarisht pas denoncimit të një mësueseje në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë se nxënësit po konsumojnë një drogë në formë çamçakëzi që iu shkakton përgjumje.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat policia bën me dije se menjëherë pas publikimit të këtij lajmi shërbimet e policisë kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë, raporton EuronewsAlbania.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave”, thotë policia.
ijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar./telegrafi/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...