KQZ me fushatë informuese nëpër komuna për procesin zgjedhor

16:04 | 25 Tetor 2024
R J

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me mbajtjen e takimeve të ndryshme informuese rreth procesit zgjedhor.

Në kuadër të kësaj fushate informuese, Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në Drenas dhe Mitrovicë të Jugut së bashku me anëtarët tjerë, kanë zhvilluar takime dhe tryeza informuese me përfaqësues të degëve të subjekteve politike, përfaqësues të bashkësive lokale, organizata të shoqërisë civile dhe votues me nevoja të veçanta.

Gjatë këtyre takimeve dhe tryezave, po shpërndahen informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me ndryshimet ligjore dhe për periudha të ndryshme të procesit zgjedhor, siç janë: ndërimi i qendrës së votimit brenda komunës; kundërshtimi dhe konfirmimi i Listës Votuese; regjistrimi për votim përmes ekipeve mobile të personave me nevoja të veçanta; dokumentet e pranueshme për ientifikim në vendvotim; regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës; votimin jashtë Kosovës; votimin me kusht; si dhe për plotësimin e fletëvotimit.

Gjithashtu, gjatë kësaj fushate sensibzluese për procesin zgjedhor, qytetarët do të informohen edhe për aspekte të tjera që kanë të bëjnë me numërimin e votave në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Të ngjashme