Një ditë pasi Uashingtoni tha se 3,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, Pentagoni kritikoi presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se vendimi tregon “dëshpërimin” e tij.
“Rusia ka mbi 500,000 viktima në fushën e betejës, në Ukrainë/ Kjo me të vërtetë nënvizon dëshpërimin e Putinit, sepse ai ka dështuar të përmbushë objektivat e tij strategjike në fushën e betejës”, thotë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.
Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma, miratoi marrëveshjen e “partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” që presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë një vizite në Phenian, në qershor. Dhoma e sipërme pritet ta miratojë marrëveshjen së shpejti.
Presidenti Putin tha të premten se i takon Moskës dhe Phenianit të vendosin nëse do të përdorin trupat e Koresë së Veriut në fushën e betejës. Ai theksoi se nëse Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë Moska ka të drejtë të ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e saj.
“Po zhvillojmë bisedime me miqtë tanë koreano-veriorë me të cilët kemi qëndrim të njëjtë. Është vendimi ynë sovran nëse do të përdorim trupat koreano-veriore apo jo, ku dhe si. Ndoshta bëjmë vetëm disa stërvitje ushtarake, shkëmbim përvojash… Na takon neve se çfarë bëjmë”, thotë Presidenti Putin.
Sipas marrëveshjes, Rusia dhe Koreja e Veriut duhet që të ofrojnë menjëherë ndihmë ushtarake reciproke duke përdorur “të gjitha mjetet” nëse njëra prej tyre sulmohet. Kjo është marrëveshja më e rëndësishme midis Moskës dhe Phenianit, që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Shërbimi i zbulimit ushtarak të Ukrainës tha se njësitë e para të Koresë së Veriut të trajnuara në Rusi ishin vendosur në rajonin Kursk, një zonë kufitare ruse pjesë të së cilës u morën nga forcat ukrainase në muajin gusht.
“Nëse ushtarët koreano-veriorë dërgohen në luftë, Pheniani pjesëmarrës në luftë. Kjo është një çështje shumë serioze”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Pentagonit.
Zonja Singh gjithashtu njoftoi edhe për përfshirjen e trupave amerikane në një operacion të udhëhequr nga Iraku, kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) në provincën Anbar, në Irak. Pentagoni, tha ajo, nuk është në dijeni për ndonjë viktimë nga trupat amerikane.
Ajo gjithashtu informoi shtypin mbi një sulm të përbashkët nga trupat amerikane dhe irakiane në fillim të kësaj jave që vrau disa drejtues të Shtetit Islamik në Irak. Gjatë këtij operacioni u plagosën dy ushtarë amerikanë.
Zonja Singh tha se ushtarët janë në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohen në Qendrën Ushtarake Kombëtare ‘Walter Reed’, pranë Uashingtonit. /VOA
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...