Google ADS

Policia sekuestron dy armë zjarri në Beçicë të Kaçanikut

15:53 | 25 Tetor 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se pas marrjes së informacionit për posedim të paautorizuar të armës, ka identifikuar dy të dyshuar në fshatin Biçec te Kaçanikut.

“Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë identifikuar personat: K.B ( M/K) i moshës 23 vjeçar dhe M.S (M/K) i moshës 25 dhe tek i dyshuari K.B janë gjetur 2 armë të zjarrit, të cilat si prova materiale janë sekuestruar”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Ndërsa janë iniciuar dy raste “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme